Ky shërbim drejtohet nga Dr. Gëzim Shehu, pediatër me mbi 40 vite përvojë klinike, i cili është pjesë e pandarë e qendrës sonë prej më shumë se 17 vitesh, duke ndihmuar në rritjen e një brezi të tërë pacientësh me profesionalizëm, dashuri dhe kujdes të vazhdueshëm.
Pediatria si disiplinë mjekësore trajton parandalimin, diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve që prekin fëmijët nga lindja deri në adoleshencë. Fokusimi është në ndjekjen e zhvillimit të shëndetshëm të fëmijës, në trajtimin e sëmundjeve akute dhe kronike, si dhe në mbështetjen e vazhdueshme të prindërve në çdo fazë të rritjes së fëmijës.
Shërbimet pediatrike të ofruara pranë qendrës sonë janë gjithëpërfshirëse dhe kanë si qëllim ofrimin e një kujdesi cilësor, të ngrohtë dhe të sigurt për çdo fëmijë:
Ku mjeku merr historikun mjekësor, kryen ekzaminimin fizik dhe orienton për analizat apo trajtimin e nevojshëm.
Përmes matjeve antropometrike (pesha, gjatësia, perimetri i kokës), përdorimit të grafikëve të percentilave dhe vlerësimit të zhvillimit neuropsikologjik.
Sipas kalendarit kombëtar dhe plotësues, të përshtatura për moshën dhe historinë shëndetësore të fëmijës.
Veçanërisht në periudhën e ushqyerjes me gji, fillimit të ushqyerjes shtesë dhe menaxhimit të intolerancave ushqimore.
Me trajtim të personalizuar dhe ndjekje të rregullt të pacientëve me probleme të përsëritura apo afatgjata.
Në Egian by Intermedica, pediatria është më shumë se një shërbim – është një marrëdhënie e gjatë besimi dhe përkujdesjeje, ku çdo fëmijë trajtohet me ngrohtësi, kujdes dhe profesionalizëm të padiskutueshëm.
Mbi 40 vite përvojë klinike në shërbim të shëndetit të fëmijëve
Pediatër