Ortopedia

Shërbimi i Ortopedisë dhe Traumatologjisë pranë Egian by Intermedica ofrohet nga Dr. Tahir Çela, mjek ortoped me përvojë të gjatë klinike dhe kirurgjikale, i njohur për profesionalizmin dhe saktësinë në trajtimin e patologjive të sistemit muskulor e skeletor.

Kujdes për Sistemin Muskulor-Skeletor

Ky shërbim fokusohet në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të sistemit muskulor e skeletor.

Nëpërmjet përvojës së Dr. Tahir Çelës dhe pajisjeve të teknologjisë së avancuar, pacientët tanë marrin trajtim të plotë dhe profesional për çdo problem ortopedik — nga shqetësimet më të lehta deri te patologjitë komplekse që prekin cilësinë e jetës.

Shërbimet Tona Ortopedike

Patologjitë që Trajtojmë

  • Dhimbjeve të shpinës dhe qafës
  • Artrozës, artriteve dhe sëmundjeve degjenerative të kyçeve
  • Dëmtimeve sportive dhe traumave muskulare apo kockore
  • Frakturave, luxacioneve dhe dëmtimeve të meniskut e ligamenteve
  • Deformimeve ortopedike të shtyllës kurrizore (skoliozë, kifoze)
  • Sëmundjeve të këmbës dhe dorës (shputë e rrafshët, sindroma e tunelit karpal)
  • Problemeve ortopedike të fëmijëve (displazi e ijeve, këmbë eqine)
  • Deformimeve të këmbëve (valgus/varus)

Shërbimet e Ofruara

Shërbimet përfshijnë:

1. Vizita ortopedike të detajuara

Me vlerësim të funksionit muskulo-skeletor dhe lëvizshmërisë së kyçeve për diagnozë të saktë.

2. Mjekim plagësh dhe vendosje allçie

Trajtim i dëmtimeve akute si plagë, fraktura apo ndrydhje, me vendosje allçie ose imobilizim për shërim të sigurt.

3. Interpretim i grafive dhe skanerit

Në bashkëpunim me shërbimin e imazherisë për diagnostikim të kompletuar dhe të saktë.

4. Planifikim trajtimi

Konservator (mjekim, fizioterapi, ortoza) ose referim për trajtim kirurgjikal kur nevojitet.

Me përvojën e Dr. Tahir Çelës dhe teknologjinë e avancuar, pacientët tanë marrin trajtim të plotë dhe profesional për çdo problem ortopedik, nga problemet më të lehta deri te patologjitë komplekse.

Ortopedi Ynë

Ekspert i përkushtuar në shëndetin muskulor-skeletor

Dr. Tahir Çela
Dr. Tahir Çela

Ortoped dhe Traumatolog